Flash

Tirana, poker 'verdikti' në Korçë: bardheblutë kampionë pa matematikë, bie nga kategoria Skënderbeu

Lapsi.al 10 April 2022
Tirana, poker 'verdikti' në Korçë: bardheblutë

Një ndeshje pa histori ajo mes Skënderbeut e Tiranës. Ashtu si në fakt duhet të ishte kur vendi i fundit i renditjes luan ndaj kryesuesve të kampionatit. Rezultati? Një 0-4 që nuk lë asnjë dyshim, e që ngjan me një verdikt final: Skënderbeu bie nga kategoria e Tirana rrëmben titullin kampion, gjithnjë në pritje të matematikës.

Por gjërat janë vendosur. Të udhëhequr nga Xhixha e Seferi, në gol edhe këtë ndeshje, bardheblutë nuk mund të ndiqen nga askush. E pas kësaj fitore, diferenca me vendin e dytë të Lacit është 16 pikë, me vetëm 8 ndeshje deri në fund të kampionatit. Titullin Shehi nuk e feston vetëm për kujdes.

Rrëzohet poshtë Skënderbeu, për herë të parë që nga fillimi i dominimit 10 vjecar të futbollit shqiptar, që u pasua me vitet e vështira të dënimit nga UEFA. Nuk është ende matematikisht, por shifrat janë dërrmuese: 20 pikë pas 28 javësh dhe zona e shpëtimit është 11 pikë larg. Gega pësoi humbjen e parë që kur është ulur në pankinë, pas tre barazimesh radhazi dhe tani asgjë nuk duket se mund t'i shpëtojë më bardhekuqtë.

Sa për ndeshjen, 37 minuta rezistuan në shtëpi korcarët, të ndëshkuar nga Xhixha, që e bëri më të lehtë pjesën e dytë për kryeqytetasit. Më pas, Totre në të 62, Nikqi gjashtë minuta më vonë dhe penalltia e Seferit dy minuta nga fundi konfirmuan diferencat mes dy skuadrave. Shehit i ka mbetur keqardhja për të parë skuadrën me të cilën bëri historinë si lojtar, për ta nisur me sukseset si trajner në kryeqytet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI