Flash

Votimi i kryetarëve të degëve në Fier dhe Fushë-Krujë, PD fton anëtarët për pjesëmarrje

Lapsi.al 10 April 2022
Votimi i kryetarëve të degëve në Fier dhe

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar zgjedhjet për Kryetar dege të PD në Fier, Selenicë dhe Fush-Krujë do të zhvillohen ditën e sotme. Në njoftim thuhet se procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00.  Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fush-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Fier, Selenicë dhe Fush-Krujë do të zhvillohen ditën e dielë, dt 10 prill 2022 në Qendrat e Votimit si më poshtë vijon:

1.

Fush-Krujë

Selia e PD Dega Fush-Krujë

10.04.2022

2.

Selenicë

Lokali “Devoll Kuci” Peshkëpi

10.04.2022

3.

Fier

Godina e Universitetit UFO

10.04.2022

Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege sipas degëve janë:

PD Dega Fier

1. Gentian Theodhori Varfi

2. Rrapi Rako Gjika

3. Vladimir Sabri Kajolli

PD Dega Fushë Krujë

1. Agron Sure Loka

2. Aqif Shaban Mesi

PD Dega Selenicë

1. Gazmir Memo Beqaj

2. Leonard Josif Rakipaj

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fush-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI