Flash

Beteja e ashpër për Mariupolin/ Forcat ruse arrijnë të pushtojnë një pjesë të qytetit

Lapsi.al 11 April 2022
Beteja e ashpër për Mariupolin/ Forcat ruse arrijnë të

Forcat ukrainase janë duke luftuar kundër Rusisë në qytetin e Mariupolit, kanë thënë zyrtarët e Ukrainës, pavarësisht disa raportimeve se beteja gati ka mbaruar.

Zëvendëskryetari i qytetit Serhiy Orlov ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se “beteja për Mariupolin po vazhdon”.

“Rusët kanë pushtuar përkohësisht një pjesë të qytetit. Ushtarët ukrainas vazhdojnë të mbrojnë pjesët qendrore dhe ato jugore të qytetit, si dhe zonat industriale dhe pjesët tjera”, ka thënë Orlov.

Mariupoli gjendet në mes të rajoneve pro-ruse, Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës dhe Krimesë së aneksuar në jug.

Marrja e kontrollit të qytetit ka qenë synim i madh në ofensivën ruse.a

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se dhjetëra mijëra njerëz mund të jenë vrarë në Mariuupol.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e shtatë.

Moska ka fokusuar forcat në lindje dhe jug të Ukrainës dhe luftimet mund të bëhen më brutale në ato zona.

Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës./REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI