Flash

Biseda me Putin, kancelari i Austrisë nuk del optimist nga takimi

Lapsi.al 11 April 2022
Biseda me Putin, kancelari i Austrisë nuk del optimist nga takimi

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer ka thënë se nuk është “shumë optimist” pas takimit që ka zhvilluar sot me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Nehammer ka thënë se ky takim nuk vizitë e tij miqësore në Moskë.“Për momentin nuk jam shumë optimist pas bisedimeve me Putin. Pushtimi (në Ukrainë) po përgatitet me vendosmëri”, ka thënë Nehammer në një adresim të shkurtër nga Moska, pas takimit të dy liderëve.

Nehammer është bërë lideri i parë europian që është takuar kokë më kokë me Putinin, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Ai ka thënë se Putinin e ka përballur me fakte.

“Ia bëra të qartë z. Putin se qëndrimi i tij, pikëpamja e tij nuk përkrahet nga dikush. Ai, gjithë këtë e sheh si operacion vetëmbrojtjeje të Federatës Ruse. Ai këtë e quan operacion special ushtarak. Unë e quaj luftë”, është shprehur vendosmërisht Nehammer.

Nehammer, megjithatë, ka thënë se ishte “e qartë dhe e pashme që presidenti rus ka ende besim” në negociatat që po vazhdojnë mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI