Flash

Kancelari austriak: Biseda me Putin nuk ishte miqësore

Lapsi.al 11 April 2022
Kancelari austriak: Biseda me Putin nuk ishte miqësore

Vizita e kancelarit austriak Karl Nehammer në Rusi për bisedime me Vladimir Putin ishte e para nga një udhëheqës i BE-së që kur nisi pushtimi i Ukrainës.

Nehammer u tha gazetarëve se ai nuk kishte "asnjë përshtypje optimiste" për të raportuar nga biseda.

“Ofensiva [në Ukrainën lindore] me sa duket po përgatitet në një shkallë masive. Nuk ishte një vizitë miqësore, por një përballje e qartë me faktet”, - shtoi ai.

Kancelari tha se Moska fajësonte Ukrainën për dështimin e korridoreve humanitare për të nxjerrë civilët nga qytetet më të prekura.

“Kjo është një formë arsyetimi që unë nuk e pranova, por theksova se duhet të jetë detyrë e ushtrisë ruse që të sigurojë sigurinë e këtyre korridoreve, në mënyrë që të evakuohen civilët që po durojnë kaq shumë vuajtje gjatë kësaj lufte”, - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI