Flash

Protesta në rrugën e Kombit/ Ndalohet në Han të Hotit kryetari i të përndjekurve politik në Mirditë

Lapsi.al 11 April 2022
Protesta në rrugën e Kombit/ Ndalohet në Han të Hotit

Kryetari i të përndjekurve politik në Mirditë, Kol Nikolli është ndaluar në Han të Hotit, teksa tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë. Ndaj Nikollit ishte lëshuar një urdhër-arresti, në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për çmimet ku u bllokua Rruga e Kombit, në hyrje të Rrëshenit. Por Nikolli është habitur, pasi thotë se nuk ka qenë fare pjesëmarrës në atë protestë.

Rritja e çmimit të hidrokarbureve solli reagimin e qytetarëve të cilët zhvilluan protesta në qytete të ndryshme. Protesta e nisur në Tiranë u pasua nga disa qytete të Shqipërisë dhe disa dhjetëra persona bllokuan në shenjë revolte rrugën e Kombit , ndërsa ndaluan qarkullimin e automjeteve.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI