Flash

Rama i mbetet lojës me Ballkanin e Hapur edhe me Olaf Sholc

Lapsi.al 11 April 2022
Rama i mbetet lojës me Ballkanin e Hapur edhe me Olaf Sholc

Sapo kancelarja Angela Merkel braktisi skenën politike në Gjermani, dy protagonistë të Procesit të Berlinit, Rama dhe Vuçiç përfituan nga vakumi i krijuar në politikën europiane për të braktisur pritshmëritë europiane dhe për të avancuar me projektin e tyre paralel, atë të Ballkanit të Hapur.

Mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë sot kufijtë janë hequr. Ballkani i Hapur nuk është nën mbikqyrjen e liderëve të Bashkimit Europian. Ai është një projekt krejtësisht i pavarur nga rregullat e europianëve.

Në anën tjetër Procesi i Berlinit kërkon gjithëpërfshirje. Procesi ndalet kur një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është dakort.

Ndërkohë Ballkani i Hapur ecën para si projekt, pa llogaritur vendet që refuzojnë t’i bashkohen, si Kosova, Mali i Zi apo Bosnje-Hercegovina.

Por sot në Berlin, kancelari Olaf Sholc kërkoi nga Rama të mos e marrë me nxitim Ballkanin e Hapur dhe t’i japë një shans tjetër Procesit të Berlinit.

Vetë Rama nuk kishte si të refuzonte, por e quajti Procesin e Berlinit një proces “të përhumbur në kanalet e burokracive” europiane.

“Procesi i Berlinit është një vizion jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin tonë dhe e ka më shumë se të nevojshëm një impuls të ri, për shkak të një ngadalësimi dhe të një përhumbjeje në kanalet e burokracisë në Bruksel” u shpreh Rama.

Gjithsesi kryeministri i Shqipërisë e ruajti kartën rezervë të Ballkanit të Hapur, duke i qëndruar projektit që mban autorësinë e tij dhe të Vuçiç.

“Nga ana tjetër unë e informova kancelarin edhe për Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit duke e zotëruar si proces në mënyrë të përditshme dhe patjetër që rivitalizimi i procesit të Berlinit është i mirëpritur” tha kryeministri.

Kancelari gjerman Olaf Sholc e shmangu përmendjen e Ballkanit të Hapur. Si shumë diplomatë të tjerë perëndimorë ai nuk e përmendi projektin ballkanas.

“Unë do të angazhohem në gjithçka që është në mbështetje të Procesit të Berlinit. Ka shumë aktivitete që janë të dobishme, por e rëndësishme është që këndvështrimi të ruhet, bashkëpunimi të përmirësohet, që të mundësohen hapat e lirive bazë dhe prej kësaj të rritet dicka që të çojë në një anëtarësim në BE” tha Sholc.

Prej vitesh, Rama dhe Vuçiç në njërën anë dhe Bashkimi Europian në anën tjetër luajnë si macja me miun me projektet ballkanike.

Bashkimi Europian bën presion për Procesin e Berlinit. Vuçiç dhe Rama këmbëngulin tek projekti i Ballkanit të Hapur.

Ndryshe nga shumë kryeministra shqiptarë para tij, kjo lojë e ka veshur Ramën me një rol të dyfishtë para Bashkimit Europian. Asnjë kryeministër tjetër i vendit tonë, nuk e kishte krijuar më parë imazhin e një lideri që ka një zgjedhje të dytë përveç Europës.

Por në kushtet kur procesi i integrimit është bllokuar prej 8 vitesh, për Ramën, krijimi i një zgjedhjeje të dytë është një formë për t'i shpëtuar përgjegjësisë mbi dështimin me negociatat me Bashkimin Europian.

Jo më kot, në konferencën e përbashkët me Sholc, Rama e vlerësoi Turqinë si një partner strategjik të Shqipërisë, kurse vendet e Gjirit i konsideroi si vende mike.

“Turqia, nuk është një aktor i tretë, por një partner strategjik i Shqipërisë dhe në këndvështrimin tim, një valvulë sigurie shumë i rëndësishëm për Europën. Ndërsa me vendet e Gjirit kemi marrëdhënie shumë të mira, i kultivojmë ato. nuk shohim veçse vende mike janë të mirëpritur por duhet thënë se prezenca e tyre në Shqipëri është shumë e ulët, sa ç’flitet dhe zmadhohet në artikuj sensacionale të medias” tha Rama në konferencën e përbashkët me Sholc.

Qëndrimi që shfaqi në Gjermani është pak a shumë ai që Rama e përshkroi disa ditë më parë në një konferencë pas Kongresit të PS-së, kur fliste për politikën e jashtme

“Ne sot nuk jemi një faktor pasiv në stabilitetin e rajonit. Ne sot jemi aktorë aktivë në rajon dhe do vazhdojmë ta luajmë këtë rol" u shpreh Rama, gjithnjë duke fshehur pas këtij roli aktiv faktin se ka 8 vjet dhe nuk ka bërë asnjë hap para me procesin e integrimit në Bashkimin Europian./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI