Flash

Berisha: Alibeaj u bë qesharak në mbledhjen e PD

Lapsi.al 12 April 2022
Berisha: Alibeaj u bë qesharak në mbledhjen e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u shfaq aq optimist sa Alibeaj pas mbledhjes maratonë prej 7 orësh së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Predominoi preokuptimi i deputetëve për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Kontrastonte i vetëshpalluri kryetar i PD, më shumë është i vetëshpallur sepse mund të të propozojë dikush, por kur ke mendjen në kokë, qesharak s’mund të bëhesh.

U përpoq në mënyra vulgare të manipulojë grupin. Por dështoi!

Pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi. Pati ide mjaft racionale.

Mund të them që pas kaq orësh diskutime u pasqyrua shumë mendimi i PD dhe natyrisht si unë informova për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD-së të padisë me urdhër të Edi Ramës.

Unë e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlamentar. Kjo e mërziti më shumë por realitetet janë jo gjithnjë të ëmbla. Ishte një mbledhje shumë e mire”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

DASH: Do të ketë të tjerë “non grata”

Department i Shtetit deklaron se sanksionet ndaj ish zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri, do të vijojnë. Në kthimin e përgjigjeve ABC, ky departamenti shpje...

19:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI