Flash

Pas Botërorit PSG në shitje, klubi i Al Khelaifit reagon ashpër dhe sulmon: "Fake News nga Spanja"

Lapsi.al 12 April 2022
Pas Botërorit PSG në shitje, klubi i Al Khelaifit reagon ashpër

Paris Saint-Germain ka mohuar zërat se Qatar Sports Investment ka vendosur të shesë klubin pas Kupës së Botës 2022. Zërat shqetësues në fakt kanë ardhur nga Spanja, aty nga ku lindën edhe fjalët për një ofertë të bërë nga Roman Abramovich për të blerë Valencian. Sipas programit televiziv El Chiringuito, zhgënjimi i një tjetër dështimi të skuadrës franceze në Ligën e Kampionëve e ka bindur Nasser Al-Khelaifin që të nxjerrë në shitje PSG.

E gjitha në fakt lidhet me faktin se as ardhja nën Tour Eiffel e Lionel Messit nuk ka mundur të ndryshojë fatet e klubit francez në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Po sipas programit televiziv, i cili ka shumë ndjekës në Spanjë, "jetëgjatësia e kësaj PSG-je, tani është 6 muaj". Të dhëna e detaje që janë mohuar "plotësisht dhe kategorikisht" nga PSG, me klubin francez që për Rmc Sport, i ka përkufizuar ato, si "lajme të rreme" të përhapura nga "mediat spanjolle me synime të mira".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI