Flash

Po 'plaste' furgoni/ 24-vjeçari nga Kosova kapet në Gjirokastër me 64 emigrantë

Lapsi.al 12 April 2022
Po 'plaste' furgoni/ 24-vjeçari nga Kosova kapet në

Një 24-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pas një ndjekje të gjatë. Policia është vënë pas të riut, mbas sinjalizimit se në furgonin e tij kishte emigrantë të paligjshëm. Pas disa minutash ndjekje Egzon Isufi është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Isufi mësohet se ishte duke transportuar 64 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kundrejt fitimit. 24-vjeçari i kishte marrë emigrantëve 3400 euro për t'i kaluar në mënyrë të jashtëligjshme në kufi.

Pas hetimeve, u identifikuan edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, F. M., 34 vjeç, banues në Kosovë dhe E. Z., 27 vjeç, banues në Kukës, të cilët janë shpallur në kërkim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI