Flash

Pse Rama dhe Berisha heshtën për përfshirjen e Aqif Rakipit në listën e zezë të SHBA

Lapsi.al 12 April 2022
Pse Rama dhe Berisha heshtën për përfshirjen e Aqif Rakipit

Çudia më e madhe tre ditë zgjat. Por jehona e Aqif Rakipit në listën e zezë të SHBA zgjati vetëm pak orë. Një heshtje e çuditshme kaploi dy ekstremitetet e politikës, për njeriun që SHBA e konsideroi “ish-deputeti famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”.

Në fakt Rakipi mund të konsiderohet një fenomen me fuqi mbipolitike në zgjedhjet e 25 Prillit. Dy emrat që zgjodhi ai për kandidatë e thyen herësin të dy. Askush të vjetrit e politikës nuk mund ta bënte këtë. Me djalin e tij, Ornaldo Rakipin mori rreth 16 mijë vota në Tiranë dhe një të afërm, Saimir Hasallën mori rreth 11 mijë e 500 vota në Elbasan.

I vetmi që e komentoi listën e zezë të amerikanëve, është i dërrmuar politikisht. Lulzim Basha e konsideroi Rakipin “një mekanizëm të masakrës zgjedhore, që ka blerë vota për llogari të Edi Ramës”.

“Edi Rama ka sot të gjitha arsyet të ndihet i vetëm, sepse ka humbur një partner pa të cilin nuk mund të kishte ardhur në pushtet” tha ish-kryetari i PD-së, nga oborri i parlamentit.

Fjalët e Bashës e kanë humbur fuqinë. Në 6 Mars, demokratët i kthyen sytë nga Sali Berisha. Votën ia dhanë liderit që nuk bën kompromis as me me bandat, as me të korruptuarit, as me krimin dhe me asnjë zgjatim të pushtetit abuziv të Edi Ramës. Sepse Berisha premton opozitën e ashpër. Vota për të, ishte edhe votë kundër e flirtit me Ramën, të cilit Basha iu dorëzua në jo pak raste.

Por Berisha kësaj radhe heshti. Dy herë e pyetën, për Aqif Rakipin. Dy herë u shmang. Fillimisht gazetarët tentuan t’i merrnin një prononcim në oborrin e kuvendit, ku ai nuk ndaloi, por u tha: “Shkoni pyesni Aqif Rakipin”. Në mbrëmje, i ftuar në studio nga Alfred Lela, u shmang sërish, me një pretekst që të kujton dhëmballën e Pandeli Majkos.

“Unë po vij direkt nga parlamenti dhe kam marrë disa herë fjalën në parlament dhe nuk kam parë shumë se çfarë ka ndodhur, lajmin e mora vesh por duhet të lexoja nja dy gjëra më tepër. Edhe nëse do të kisha lexuar, komentet duhet ti bëjnë dy zotërinjtë. Lobim i pastër korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës”– u shpreh ai.

Heshtja e Berishës për Aqif Rakipin, është heshtje e Partisë Demokratike për një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Ramës në 25 Prillin e 2021. Forca më e madhe në opozitë e ka lënë të paqartë marrëdhënien jo vetëm me një furnizues të fuqishëm të votave me Edi Ramën, por edhe me vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, kur ky përcakton politikanë në listën e zezë.

Rama bëri atë që pritej për mikun e tij të familjes, Aqif Rakipin. Shmangu përgjigjen. Justifikimin e gjeti tek vizita në Berlin. Për këtë temë tha se do të fliste vetëm në "katundin mediatik të Tiranës". Gazetarët e pyetën gjatë vizitës në Gjermani.

Por a ishte rastësi?

Fakti që lajmi për Aqif Rakipin e gjeti në Gjermani, marrja e grupit të gazetarëve pas vetes, organizimi i një konference atje dhe shmangia e kësaj teme të nxehtë me pretekstin e pozicionit gjeografik, lënë hapësirë për spekulime. A e dinte Rama se Aqif Rakipi do të shpallej non grata? Kur dinte shpalljen e Berishës non grata, pse mos ta dinte edhe se miku i tij do të futej në listën e zezë të SHBA?/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI