Flash

Qentë ‘pitbull’ sulmojnë gruan në Tiranë, arrestohet pronari i tyre

Lapsi.al 12 April 2022
Qentë ‘pitbull’ sulmojnë gruan në Tiranë,

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për braktisjen e kafshës së shoqërimit. Mësohet se dy qentë e tij të rracës 'pitbull' kanë kafshuar duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme në trup një 66-vjeçareje në kryeqytet. Gruaja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI