Flash

Të shtëna me armë dhe shpërthim, ç'po ndodh në metronë e Brooklin (FOTO)

Lapsi.al 12 April 2022
Të shtëna me armë dhe shpërthim, ç'po ndodh

Disa njerëz janë plagosur në platformën e një stacioni të metrosë në Brooklyn gjatë orëve të mëngjesit të së martës, sipas kohës lokale.

Raportet e para nga mediat e huaja megjithatë nuk janë shumë të qarta, me disa që raportojnë për të shtëna, ndërsa të tjera edhe për një shpërthim. Siç është thënë më tej, oficerët e policisë u thirrën në stacionin e metrosë 36th Street, ku linjat D, N dhe R kalojnë nëpër lagjen Sunset Park, rreth orës 8:30 të mëngjesit, tha një zëdhënëse e Departamentit të Policisë.

Ata kishin marrë gjithashtu raporte për tym brenda stacionit.

Zyrtarët e tranzitit thanë se trenat në linjat D, N dhe R do të vonoheshin për shkak të një hetimi të paspecifikuar.

Autoriteti Metropolitan i Transportit, i cili operon metronë e qytetit, tha se, tani për tani, nuk kishte detaje shtesë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI