Flash

Video/ Bëri përshëndetjen e gabuar e u përjashtua nga garat, piloti rus në lot: "Nuk ishte gjest nazisti"

Lapsi.al 12 April 2022
Video/ Bëri përshëndetjen e gabuar e u përjashtua nga garat,
Artem Severiukhin ka kërkuar falje për atë që ndodhi gjatë ceremonisë së çmimeve të një gare karting në Portimao, por mohoi të ketë bërë përshëndetjen naziste. Piloti 15-vjeçar rus me patentë italiane, i cili përfundoi në qendër të polemikave për gjestin e tij dhe u shkarkua gjithashtu nga ekipi i tij Ward Racing, ka folur për rastin problematik në një postim në Instagram: “Dua t'u kërkoj falje të gjithëve për atë që ndodhi gjatë kampionatit evropian të Karting. Duke qëndruar në podium bëra një gjest që shumë e perceptuan si një përshëndetje naziste. Kjo nuk është e vërtetë, "tha Severiukhin pothuajse i përlotur. Edhe Federata Ruse e Automobilizmit e ka shpërndarë videomesazhin e pilotit të ri. "Kjo nuk është e vërtetë, unë kurrë nuk e kam mbështetur nazizmin. Unë e konsideroj atë një nga krimet më të këqija kundër njerëzimit. E di që u tregova budalla dhe jam gati të ndëshkohem, por ju lutem më besoni: nuk kishte asnjë qëllim në veprimet e mia”, shtoi rusi. Nga ana e saj, RAF e dënoi episodin, duke cilësuar si të papranueshëm "madje edhe një shfaqje aksidentale të fashizmit dhe nazizmit në sportin motorik rus, apo mesin e sportistëve rusë". Megjithatë, në një pasazh të paqartë të mesazhit të tij, Severiukhin i referohet një "zakoni" të papërcaktuar italian, të bërë për të kënaqur djemtë që po e duartrokisnin nën podium. “Vetëm doja të bëja gjestin dhe nuk mund ta shpjegoj si lindi”, ishte sqarimi i tij i pakuptueshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI