Flash

Berisha: Enkelejdit nuk i funksionoi telefoni i prishur

Lapsi.al 13 April 2022
Berisha: Enkelejdit nuk i funksionoi telefoni i prishur

Ish-kryeministri Sali Berisha foli pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës në selinë blu. Ai tha se fryma e bashkëpunimit dhe pajtimit në bazë është shumë e mirë, teksa akuzoi kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj se po përpiqet të pengojë procesin e bashkimit.

“U diskutua gjerësisht për ecurinë e procesit gjer tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e bashkëpunimit dhe pajtimit në bazë është vërtetë shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë nuk e pengon këtë proces, po ecën mjaft mirë.

Shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që t’u jepet zgjidhje, pra mund të them që po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë”, - deklaroi Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Elisa Spiropali në pozicion presidencial

Pas fotos së sikletshme që qarkulloi nga Kongresi i Partisë Socialiste, kur iu desh të duronte në krah të saj një “shtriqje” të Taulant Ballës, Elisa Spiropali ...

20:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI