Flash

Projekti që do të bashkoj Borën me Donaldin

Lapsi.al 14 April 2022
Projekti që do të bashkoj Borën me Donaldin

Kaq shumë kanë dëshiruar fansat e tyre t’i shohin bashkë, saqë s’dimë nëse për hir të fansave, famës, apo të dashurisë për njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kanë vendosur të bashkëpunojnë.

Burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se çifti po “ribashkohet” për të sjellë një këngë, teksa janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës së fundmi.

Donaldi po e merr seriozisht muzikën, ndërsa Bora po i rikthehet pasionit të vjetër.

Rikujtojmë se së shpejti, Bora dhe Donaldi do të jenë gjithashtu kolegë pasi do të punojnë të dy në televizionin “Top Channel”.

I zënë “grackë” nga emisioni “Ndryshe” i transmetuar në Top Albania Radio, Donaldi e zbuloi më në fund se shumë shpejt vjen programi i cili do të fillojë transmetimin në Top Channel.

Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana, mes të tjerave, është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në kurth’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonatë nga gazetarja e emisionit. Gazetarja i tregon pak a shumë idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI