Flash

"U përdor për krim?"/ Digjet një makinë pa targa në Vlorë

Lapsi.al 14 April 2022
"U përdor për krim?"/ Digjet një makinë pa targa

Një automjet është djegur totalisht në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Mjeti tip 'fuoristradë', pa targa, është shkrumbuar në një zonë të pyllëzuar në Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.

Ngjarja dyshohet e qëllimshme, teksa automjeti mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë mjet lundrues, apo mund t'i jetë vënë zjarri për të shpërqendruar policinë. Për më tepër, shpesh herë pas ngjarjeve kriminale makinat pa targa ose me targa të vjedhura digjen nga autorët. Për momentin nuk ende të tjera detaje mbi ngjarjen, teksa policia ka nisur hetimet.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI