Flash

Video/ Super Zaniolo shpartallon Bodoe: Roma në gjysëmfinale, bashkë me Marseille e Feyenoord

Lapsi.al 14 April 2022
Video/ Super Zaniolo shpartallon Bodoe: Roma në gjysëmfinale,

Roma, Marseille e Feyenoord i bashkohen Leicester në katër më të mirat e Conference League. Verdhekuqtë e Mourinhos nuk gabojnë ndeshjen e katërt të sezonit kundër Bodoe/Glimt dhe përmbysin humbjen e parë për të arritur gjysëmfinalen. Marseille përsërit fitoren edhe në Greqi kundër PAOK, ndërsa Feyenoord bën goditjen në transfertë, duke thyer 1-3 Slavian e Pragës.

Roma fshin makthin Bodø Glimt dhe fluturon për në gjysmëfinalen e Conference League. Verdhekuqtë dominuan në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të turneut, duke mposhtur 4-0 në Olimpico norvegjezët, që kishin fituar 2-1 ndeshjen e parë. Mbrëmja magjike e të besuarve të Mourinhos nisi me perlën e Abraham pas vetëm 5' dhe vijoi me tregolëshin e spektakolar të Zaniolos (23', 29' dhe 49'). Kryeqytetasit do të përballen tashmë me Leicesterin për të garuar për një vend në finalen e Tiranës.

Marseille prezantohet gjithashtu në gjysëmfinale, pasi kaloi 1-0 në transfertë PAOK. Të fortë nga fitorja 2-1 në ndeshjen e parë, francezët kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre, duke vendosur ndeshjen me Payet në minutën e 34. Tani, përballë në katër më të mirët do të jetë Feyenoord.

Hollandezët e kishin komplikuar situatën me barazimin 3-3 në Rotterdam përballë Slavias, por në Pragë bën krejtësisht një ndeshje tjetër, duke u imponuar 1-3 dhe duke marrë kualifikimin. Dessers bëri që Feyenoord ta niste ndeshjen në avantazh, me golin e minutës së dytë, ndërsa cekët arritën të barazonin 12 minuta më pas me golin e Traore. Feyenoord bëri diferencën në pjesën e dytë kur Dessers kompletoi dygolëshin personal në minutën e 59, ndërsa trisi është vepër e Sinisterras. Në fund, një karton i kuq për Kacharaba që e la Slavian me 10 lojtarë, por pa ndikuar në një rezultat të vendosur tashmë.

Quarter-Finals Europa Conference League

PSV Eindhoven 1-2 Leicester City (1-2)

PAOK FC 0-1 Marseille (1-3)

Roma 4-0 Bodoe/Glimt (5-2)

Slavia Prague 1-3 Feyenoord (4-6)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI