Flash

CIA: Nuk mund të trajtohet me lehtësi kërcënimi rus për armët bërthamore

Lapsi.al 15 April 2022
CIA: Nuk mund të trajtohet me lehtësi kërcënimi rus për

Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns ka thënë se kërcënimi i Rusisë se potencialisht mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, nuk mund të merret me lehtësi, mirëpo agjencia nuk ka parë shumë të dhëna që përforcojnë këtë shqetësim.

“Duke marrë parasysh dëshpërimin potencial të presidentit (rus, Vladimir) Putin dhe udhëheqjes ruse, duke marrë parasysh zmbrapsjet që i kanë përjetuar, askush prej nesh nuk mund ta trajtojë me lehtësi kërcënimin që vjen nga mundësia e përdorimit të armëve bërthamore”, ka thënë Burns gjatë një fjalimi më 14 prill.

Burns ka folur për “dëshpërimin potencial” dhe zmbrapsjet të cilat i ka përjetuar Putini, forcat e të cilit janë përballur me humbje të mëdha dhe janë detyruar të largohen nga disa pjesë në veri të Ukrainës, pasi kanë dështuar që të marrin kontrollin e Kievit.

Kremlini ka thënë se e ka vënë forcën bërthamore në gatishmëri të lartë, pasi ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë parë “shumë të dhëna praktike” për zhvillime që mund të rrisin shqetësimet, ka thënë Burns duke folur para studentëve në një universiteti në Xhorxhia.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Unë e di se presidenti (amerikan, Joe) Biden është shumë i shqetësuar për shmangie të luftës së tretë botërore, për shmangie të situatës kur konflikti bërthamor bëhet i mundur”, ka thënë mes tjerash Burns.

Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI