Flash

FOTO/ Vuçiç kërcënohet sërish me vdekje

Lapsi.al 15 April 2022
FOTO/ Vuçiç kërcënohet sërish me vdekje

Mediat serbe shkruajnë se autoritetet kanë nisur hetimet për një tjetër kërcënim me vdekje për presidentin Aleksandër Vuçiç. Bëhet fjalë për një person që në rrjetet sociale prezantohet si ish-aktor dhe kantautor.

Ai ka postuar një video ku bën thirrje për vdekjen e Vuçiç duke e ilustruar me pamjen e “kositësit” që simbolizon vdekjen.

Mbi imazh shkruhet “Për Aleksandër Vuçiçin” dhe që shoqërohet me këngën “Je i vdekur”.

“Je i vdekur, thika është e gjatë, nata është e ftohtë, vdekja do të vijë në derën tënde në agim”, - janë fjalët e këngës citon “B92”.

Prokurori i Beogradit urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat për të identifikuar autorin e këtij kërcënimi. ©LAPSI.al

Foto: Printscreen/Instagram

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI