Flash

Incidenti i Ramës në Gjermani/ Spiropali: S'e dinin me kë kishin të bënin

Lapsi.al 15 April 2022
Incidenti i Ramës në Gjermani/ Spiropali: S'e dinin me kë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar incidentin e kryeministrit Rama të ndodhur në avionin e Lufthansa-s gjatë fluturimit nga Gjermania për në SHBA, ku kreu i qeverisë u detyrua të dilte jashtë nga avioni për shkak të mosvënies së maskës.

Në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali deklaroi se “punonjësit e kompanisë ajrore nuk e dinin me kë kishin të bënin” dhe veprimi i tyre është shoqëruar me një ndjesë të mëtejshme nga kompania Lufthansa.

“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet.

Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar. Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, - tha Spiropali.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI