Flash

Përleshje me policinë izrealite, plagosen 150 palestinezë

Lapsi.al 15 April 2022
Përleshje me policinë izrealite, plagosen 150 palestinezë

Të paktën 150 palestinezë janë plagosur këtë të premte si pasojë e përleshjeve me policinë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet bëjnë me dije se kjo  njëherësh është përballja e parë e tillë prej nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Policia izraelite ka thënë se para agimit të së premtes “dhjetëra burra të maskuar” kanë marshuar në Al-Aksa duke bërtitur dhe duke ndezur fishekzjarre para se turmat të hidhnin gurë në Murin Perëndimor – i cili konsiderohet vendi më i shenjtë ku luten hebrenjtë.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka thënë se dhjetëra persona janë dërguar në spital pas përleshjeve. Dëshmitarët kanë thënë se protestuesit palestinezë kanë hedhur gurë në drejtim të forcave izraelite të sigurisë, të cilat kanë qëlluar me plumba gome drejt disa prej tyre.

Ndërkohë përleshjet e fundit vijnë pas tri javësh me tensione në rritje dhe dhunës vdekjeprurëse në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Hebrenjtë e quajnë atë si Mali i Tempullit, duke iu referuar dy tempujve që thuhet se kanë qëndruar atje në antikitet.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI