Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Transportonte emigrantë klandestinë, shpallet në kërkim 52-vjeçari

Lapsi.al 15 April 2022
Transportonte emigrantë klandestinë, shpallet në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tranzit 5”.

Si pasojë është shpallur në kërkim 52-vjeçari Besnik Laçi, i cili dyshohet se po transportonte emigrantët. Po ashtu, janë proceduar penalisht 4 emigrantët që ndodheshin në mjet. Mësohet se shtetasi B. L., është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe duke u favorizuar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë.

Shpallet në kërkim 1 shtetas që transportonte 4 emigrantë të paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë të paligjshëm, nga Kukësi në drejtim të Tiranës, kundrejt shpërblimit monetar, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 4”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. L., 52 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Shtetasi B. L., është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe duke u favorizuar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi. Vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI