Flash

Mos bëni plane në fundjavë, rikthehen reshjet e shiut dhe ulen temperaturat

Lapsi.al 16 April 2022
Mos bëni plane në fundjavë, rikthehen reshjet e shiut dhe ulen

Qëndra me presion të ulët atmosferik e krijuar në veri të Afrikës po ndikon mesdheun dhe vendin tonë ku priten rreshje shiu gjatë fundjavës.

E shtunë data 16 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në formën dhe të stuhive në veri. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 6/19°C

Zona e ulët 10/24°C

Zona bregdetare 12/20°C

Kosova, e shtunë data 16 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10-15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 15°C -18°C .

E diel data 17 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu në juglindje dhe reshje bore pasdite në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 3/11°C

Zona e ulët 7/18°C

Zona bregdetare 8/18°C/Sipas RTSH

Të këshilluara

FOTO/ Vuçiç kërcënohet sërish me vdekje

Mediat serbe shkruajnë se autoritetet kanë nisur hetimet për një tjetër kërcënim me vdekje për presidentin Aleksandër Vuçiç. Bëhet fjalë për një person që në rr...

22:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI