Flash

Zelensky: Nëse vriten ushtarët në Mariupol, negociatat me Putin marrin fund

Lapsi.al 16 April 2022
Zelensky: Nëse vriten ushtarët në Mariupol, negociatat me Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se eliminimi i ushtarakëve ukrainas në qytetin e Mariupolit do t’i japë fund bisedimeve me Rusinë. Duke iu referuar një qyteti jashtë Kievit që është shkatërruar nga granatimet e rënda, Zelensky tha: “Mariupol mund të jetë si 10 Borodyankas".

"Shkatërrimi i ushtrisë sonë, djemve tanë nga rusët, do na bëjë t’i japim fund të gjitha negociatave”, deklaroi presidenti Zelensky.

Më parë Zelensky kishte thënë se negociatat ishin duke u zhvilluar për fatin e Mariupolit, por rusët tani po kërkojnë dorëzim. Presidenti tha se Ukraina nuk do të pranojë kërkesën ruse, kjo për shkak të frikës së një masakre të mundshme që do të prekte ushtarët e saj, nëse ata dorëzohen.

Të këshilluara

#kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë!

Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të ...

16:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI