Flash

Bomba në lavatriçe, rusët minuan shtëpitë ukrainase para largimit

Lapsi.al 17 April 2022
Bomba në lavatriçe, rusët minuan shtëpitë ukrainase

Ata ikën duke lënë pas shkatërrim dhe vdekje. Rusët u larguan nga zonat përreth Kievit vendosur mina kudo për të shkaktuar të tjera viktima mes civilëve që mezi presin të kthehen në rrënojat e banesave të tyre. Para se të largoheshin, rusët fshehën bomba kudo, madje edhe në lavatriçet e shtëpive të braktisura.

Ata lanë pas kurthe vdekjeprurëse në të gjitha "vendet ku kaluan natën", denoncon Ministria e Brendshme e Kievit, duke treguar për minat e vendosura në dyert e shtëpive, poshtë makinave, midis divaneve dhe shtretërve.

“Rreziku është shumë i lartë, qytetarët nuk duhet të kthehen derisa të përfundojë puna e vështirë e skuadrës së bombave” – thuhet në njoftim.

Fotot e minave në lavatriçe, në çanta pazaresh, mes mobilieve të shtëpive të braktisura kanë bërë xhiron e medieve. Ushtria ukrainase paralajmëron se minat mund të jenë në forma të ndryshme.

"Mund të duken si një lodër, një telefon celular, një stilolaps: çdo objekt mund të mbushet me eksploziv" – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Mine ovunque, 'piazzate anche nelle lavatrici' © ANSA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI