Flash

EMRI/ Identifikohet një nga dhunuesit e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit

Lapsi.al 17 April 2022
EMRI/ Identifikohet një nga dhunuesit e kancelarit të Gjykatës

Mediat kanë publikuar pamje të marra nga kamerat e sigurisë që tregojnë 2 persona që hipin në një makinë dhe që dyshohet të jenë ata autorët e dhunimit të kancelarit të gjykatës Elbasan, Ledio Sulkuqi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në lagjen Aqif Pasha.

Pasi dhunuan kancelarin, 2 të rinjtë me shkopinj në duar vrapojnë drejt një makine tip Golf të parkuar në zonë dhe largohen menjëherë.

TCH që publikoi pamjet e kamerës së sigurisë thotë se nga këqyrja e këtyre pamjeve, por edhe të tjerave në zonë, policia ka mundur të identifikojë një prej të dyshuarve dhe ta shpallë atë në kërkim.

Bëhet fjalë për 24 vjeçarin Usama Gashi nga Elbasani. Policia dyshon se dhuna ndaj kancelarit lidhet me punën e tij në gjykatën e këtij qyteti.

Sipas të njëjtave burime, 24-vjeçari i shpallur në kërkim ka lidhje me një person me precedent të theksuar në Elbasan dhe dyshohet se ai të ketë urdhëruar sulmin ndaj kancelarit pasi ky i fundit nuk e ka njoftuar për një çështje gjyqësore të tij. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="1024"]U godit me levë në rrugicën e lagjes së tij, kush është Ledio Sulkuqi,  Kancelari i Gjykatës së Elbasanit (FOTO) – Balkanweb.com – News24 Ledio Sulkuqi, Kancelari i Gjykatës së Elbasanit[/caption]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI