Flash

Ushtria ukrainase bën bilancin: Kemi vrarë 20 300 ushtarë rusë

Lapsi.al 17 April 2022
Ushtria ukrainase bën bilancin: Kemi vrarë 20 300 ushtarë

“Të paktën 20 300 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit”, - njoftoi sot ushtria e Kievit në llogarinë e saj në Tëitter. Kievi bëri përditësimin e fundit mbi humbjet e pësuara nga Moska deri më tani si dhe numrin e automjeteve ushtarake ruse të goditura dhe të shkatërruara nga rezistenca ukrainase.

Ushtria ukrainase bën me dije se pas 53 ditësh konflikt ka rrëzuar 165 avionë luftarakë, 146 helikopterë dhe 148 dronë.

Forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 773 tanke ruse, 376 mjete artilerie, 2 002 transportues të blinduar të personelit, 4 sisteme raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi, 127 sisteme raketahedhëse, 8 anije, 1 471 automjete, 76 cisterna karburanti, 66 njësi mbrojtëse kundërajrore dhe 27 njësi të pajisjeve speciale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI