Flash

VIDEO/ Pranga 21-vjeçarit nga Kruja me 30 emigrantë nga Bangladeshi në kamionçinë

Lapsi.al 17 April 2022
VIDEO/ Pranga 21-vjeçarit nga Kruja me 30 emigrantë nga Bangladeshi

Policia e Shkodrës njoftoi arrestimin në flagrancë të një 21-vjeçari nga Kruja me iniciale A. B. I cili akuzohet për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia thotë se i riu po udhëtonte me automjetin tip kamionçinë në aksin rrugor Shkodër - Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga shërbimet e policisë.

Për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, 21-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.

Policia thotë se ka ushtruar kontroll në automjet dhe në brendësi të tij kanë gjetur 30 shtetas të huaj nga vendet e treta, (Bangladeshi), të cilët ky shtetas po i transportonte në drejtim të kufirit të gjelbër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, në drejtim të Malit të Zi.

Policia thotë se dosjen ia ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI