Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Gjermania: Ky do të ishte varianti "vrasës absolut" i Covid-19

Lapsi.al 18 April 2022
Gjermania: Ky do të ishte varianti "vrasës absolut" i

Ndërsa numri i infektimeve me virusin korona në Gjermani vazhdon të bjerë – Ministri federal i Shëndetësisë paralajmëron për mutacione të reja tejet të rrezikshme.

Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit Corona.

Sipas tij, “varianti omikron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta. Dhe ky do të ishte një variant “killer” absolut.” 

Lauterbach tha se intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra duke shtuar se Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet omikron.

Lauterbach tha se “qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë vaksina për çdo qytetar, pavarësisht se cili variant shfaqet. Së shpejti do të kemi vaksina si për variantin omikron ashtu edhe për variantin delta.”

Ndërkohë duket se gjatë shtatë ditëve të fundit numri i infektimeve me virusin korona në shkallë vendi ka vijuar të bjerë.

Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se javën që lamë pas ka pasur 834.3 infeksione të reja për 100,000 banorë.

Për krahasim: një ditë më parë vlera ishte 876.5 dhe dy javë më parë, madje 1097.9.

Megjithatë lidhur me javën që lamë pas duhet të merret parasysh se për shkak të pushimeve për festën e Pashkës landet nuk kanë raportuar të dhëna për të gjitha ditët e javës.

Pra ka mundësi që në ditët në vijim numri i njoftimeve për infeksione të reja të rritet përsëri./DW

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI