Flash

Grabitja me armë e postës në Kamëz, policia jep detaje

Lapsi.al 18 April 2022
Grabitja me armë e postës në Kamëz, policia jep detaje

Policia reagoi duke dhënë detaje për grabitjen e sotme të zyrës së Postës Shqiptare në Kamëz.

Grabitja me armë, të dyshuar lodër, ndodhi sot rreth orës 14:20.

Sipas policisë, personi në fjalë ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

"Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij." - njoftoi policia. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Grabitet me armë posta në Kamëz

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me armë, një zyrë poste. Ata mësohet se kanë marrë një shu...

14:53

Grabitje me armë në postën e Kamzës

Pika e Postës Shqiptare në Kamëz është grabitet me armë zjarri këtë të hënë. Mësohet se autorët kanë marrë një shumë parash e më pas janë larguar nga vendi i ng...

14:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI