Flash

"Jeta jonë vlente zero për ta", kryebashkiaku ukrainas rrëfen tmerrin si peng i rusëve

Lapsi.al 18 April 2022
"Jeta jonë vlente zero për ta", kryebashkiaku ukrainas

Një kryebashkiak ukrainas ka përshkruar përvojën e tij pasi u rrëmbye dhe u mbajt peng për gati një javë nga forcat ruse muajin e kaluar.

Ivan Fedorov, kryebashkiaku i qytetit të pushtuar të Melitopolit, tha pas lirimit të tij: Ishin gjashtë ditë të rrezikshme. E kuptova se për rusët jeta ime dhe e civilëve vlente zero.”

Ai vazhdoi: Ata erdhën te unë gjatë natës me 5 ose 6 ushtarë dhe folën për rreth 4-5 orë. Ishte dialog i vështirë. Fedorov tha se ushtarët rusë “kishin dashur ta bënin shembull” duke shtuar se ishte përballur me tortura “psikologjike” por jo fizike.

“Ushtarët rusë supozuan se do të mirëpriteshin, por kjo nuk ndodhi dhe kjo është arsyeja pse rusët ishin shumë të zemëruar.”

Kryetari i bashkisë, i cili tani ndodhet në Romë pasi u lirua në një shkëmbim të burgosurish, tha se është në kontakt të rregullt me njerëzit në Melitopol.

Civilët atje nuk kanë ushqim apo farmaci në dispozicion dhe “nuk është e sigurt të ecësh në rrugë”, tha ai.

Të këshilluara

Kryeministri italian infektohet me Covid-19

Kryeministri italian Mario Draghi është infektuar me Covid-19. Si rrjedhojë kryeministri italian nuk do të shkojë në Afrikë këtë javë për të diskutuar rreth ...

15:58

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI