Flash

Kapet kokainë në Sarandë, vihen në pranga 2 persona

Lapsi.al 18 April 2022
Kapet kokainë në Sarandë, vihen në pranga 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga policia në Sarandë, pasi u janë gjetur doza kokaine, gati për shitje. Mësohet se pas një pune hetimore 3-mujore, u bë arrestimi i dy personave: D.(B). B., 41 vjeç dhe V. Rr., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.

"Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dy automjete dhe dy aparate celulare. Vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore 3-mujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin lëndë narkotike kokainë dhe e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Sarandës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar 'REKLAMAT'", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI