Flash

Kosovës i shtohet edhe një parti e re

Lapsi.al 18 April 2022
Kosovës i shtohet edhe një parti e re

Më 9 mars është regjistruar partia më e re politike në Kosovë.

Ketar i Bashkimit për Ndryshim – Anamorava, është zgjedhur Isa Agushi. I njëjti në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se nevoja për të sjellë një subjekt më ndryshe nga subjektet aktuale, bëri që ta formojnë këtë subjekt të ri.

Agushi tha se me epiqendër të interesit i kanë komunat e Anamoravës, Gjilan, Kamenicë e Viti, por që programin dhe synimet i kanë të shtrihen në gjithë Kosovën.

Për Gjilanin, thotë se e ndihmoi ardhjen e Alban Hysenit në krye të Komunës, por sipas tij, Hyseni nuk po arrin të bëjë ato që premtoi, pasi edhe buxheti i lëshuar nga Qeveria është i vogël.

Ai mes tjerash në Klan Kosova, foli edhe për pikëpamjet e tyre politike-programore karshi zhvillimeve të fundit. Sipas Agushit, Qeveria nuk do duhej t’i ndante nga 100 euro për 800 mijë qytetarë.

Por, me të njëjtat para, mund të financojë projekte mbi energjinë e ripërtritshme, pasi Kosova po përjeton krizë energjetike në sezonin e dimrit. Ndërsa, sipas tij, ekzekutivi do duhej t’i rriste vetëm asistencat sociale për rreth 20%. Ndërsa për sigurinë, meqenëse Agushi është ish ushtarak i shkolluar, dhe ish pjesëtarë i UÇK-së, rekomandoi forcimin me armatim të FSK-së, pasi rreziku është i hapur çdo herë nga Serbia./Express

Të këshilluara

Grabitet me armë posta në Kamëz

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me armë, një zyrë poste. Ata mësohet se kanë marrë një shu...

14:53

Grabitje me armë në postën e Kamzës

Pika e Postës Shqiptare në Kamëz është grabitet me armë zjarri këtë të hënë. Mësohet se autorët kanë marrë një shumë parash e më pas janë larguar nga vendi i ng...

14:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI