Flash

LSI mban Konventën Kombëtare, një ditë pasi i mbaron Ilir Metës mandati i Presidentit

Lapsi.al 18 April 2022
LSI mban Konventën Kombëtare, një ditë pasi i mbaron Ilir

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta të dorëzojë zyrën e tij, LSI do të mbajë konventën kombëtare.

Lajmin e dha Endrit Braimllari, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Në një konferencë për mediat, Braimllari sqaroi se në Konventën Kombëtare do të zhvillohet një riorganizim i të gjithë strukturave, përgatitja e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI-së, për tu bërë gati për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

"Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemisë gjatë vitit 2020.

Në kuadër të organizimit të Konventës Kombëtarë të LSI që do të mbahet më 25 korrik është ngritur ekipi qëndror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI.

Në kuadër të këtij organizimi, ngarkohen të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, delegatët e Konventës Kombëtare të marrin masa për organizimin e struktrurave të LSI. Strukturat e LSI do të identifikojnë me shumë prioritet problemet e pafundme që qytetarët kanë në raport me qeverisjen qendrore dhe lokale për t’i bërë ato pjesë të aksionit politik dhe sidomos të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2023." - theksoi sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Braimllari.

Ky i fundit e quajti Konventën e 25 korrikut një moment historik për opozitën.

"Qytetarët kërkojnë një opozitë e cila përballet pa asnjë kompromis me regjimin rilindas, një opozitë e cila ka mbi çdo gjë interesin public, një opozitë që denoncon korrupsionin, krimin dhe trafiqet, një opozitë që bën çdo sakrificë për qytetarët.

Konventa e 25 korrikut, do të jetë moment historik për formësimin e një opozite të tillë që ngre shpresën optimizmin e qytetarëve dhe që u rrit kurajon atyre për t’u përballur me regjimin por dhe u ngjall shpresën për ta ndërtuar jetën e tyre dhe të ardhmen në Shqipërinë." - përmbylli Braimllari. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Grabitet me armë posta në Kamëz

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me armë, një zyrë poste. Ata mësohet se kanë marrë një shu...

14:53

Grabitje me armë në postën e Kamzës

Pika e Postës Shqiptare në Kamëz është grabitet me armë zjarri këtë të hënë. Mësohet se autorët kanë marrë një shumë parash e më pas janë larguar nga vendi i ng...

14:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI