Flash

Nga zarfi tek vota në emailin e PS/ Si po degradon caktimi i presidentit të ri

Lapsi.al 18 April 2022
Nga zarfi tek vota në emailin e PS/ Si po degradon caktimi i presidentit

“Duam që të bëjmë një komunikim sot me ju për më shumë detaje për procesin e saponisur të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Kur flas për proces në fakt janë dy procese, procesi i parë është ai Kushtetues, që sikurse jeni vënë në dijeni ne kemi inicuar kërkesën për fillimin e këtij procesi Kushtetues në datën 29 Prill. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse duam t’i lëmë më shumë kohë procesit konsultues se sa procesit kushtetues. Procesi Kushtetues fillon me mbajtjen e konferencës…”

Në 60 sekondat e para të konferencës, Taulant Balla e përmendi 8 herë fjalën “proces”. Kakofonia nuk është rastësi. Përkundrazi! E nxorrën para gazetarëve për të përtypur disa procese të organizuara paralelisht për emrin e presidentit të ri. Të gjitha duken si farsa. T’i marrim me radhë.

Pseudoprocesi i parë:

Të martën, deputetëve socialistë do t’u shpërndahet një zarf dhe një formular, ku secili do të ketë mundësi të shkruajë emrat e tre kandidatëve që mendon se janë të denjë për president. Se sa i dëgjon Rama deputetët e tij, tashmë dihet. Që kjo është një tallje, kuptohet që nga fakti se nxjerrja e emrave do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe se nuk dihet nëse rezultati do të publikohet apo jo.

“Për ne ka rëndësi të kemi një proces brenda për brenda grupit parlamentar” u shpreh Taulant Balla, ndërsa vazhdoi me shpalosjen e “procesit” të dytë.

Pseudoprocesi i dytë:

Ky i dyti ka të bëjë me negociatat me opozitën. Kontaktet do të bllokohen me njerëzit e Berishës dhe me ata të Metës, pasi as Komisioni i Rithemelimit dhe as LSI nuk kanë grup parlamentar. Ftesa do t’i dërgohet Enkelejd Alibeajt nga PD, Mesila Dodës dhe Fatmir Mehdiut për disa takime paraprake në zyrat e Kuvendit. “Kushtetuta parashikon një proces” tha Balla duke folur për komunikimin me opozitën. Dihet tani se asnjë prej emrave të thirrur nuk përfaqëson shumicën e një opozite të bërë copash. “Do të flasim me copat dhe çikat e opozitës” ka ironizuar Edi Rama më herët, i qetë se asnjë copë apo çikë nuk e vë dot në presion për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Pseudoprocesi i tretë:

Një adresë emaili e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, grupips@parlament.al do të sherbejë si kuti votimi për popullin. Seriozisht, socialistët e kanë quajtur edhe këtë një proces. “Populli nuk mund të përjashtohet nga e drejta për të sjellë propozime” tha Balla, në konferencë me gazetarët. Se si dhe kush do t’i numërojë votat e “popullit” me email mbetet një mister. Pavarësisht se Kushtetuta parashikon që presidenti të zgjidhet nga parlamenti dhe jo nga populli, Taulant Balla e quajti këtë një standard i ri për t’u ndarë nga kulisat e vjetra për konsultimet e kryetarit të shtetit.

Pseudoprocesi i katërt

Në nevojën urgjente për procese, nuk mund të lihej jashtë lojës edhe shoqëria civile. Taulant Balla tha se do të ketë ftesa për shoqërinë civile, që të bëhen propozime për emrin e ri të kreut të shtetit. Mbetet për t’u parë se kush nga shoqëria civile do të bëhet pjesë e kësaj farse, megjithëse në raste të tilla, të pavarurit e fasadave dhe fondeve qeveritare asnjëherë nuk mungojnë.

Pse i duhet "procesi" socialistëve për presidentin e ri

Por pse duhen organizuar procese, konsultime dhe votime për t’i folur liderit, që socialistët e krahasojnë herë me Zeusin dhe herë me Skënderbeun? Pse kjo dëshirë për votime, nga partia që eleminoi votën për kryetarin? Çfarë po kërkon të fshehë Edi Rama?

Qëllimi është të krijohet ideja se presidenti i ri do të jetë produkt i një procesi. Jo zgjedhja personale e Edi Ramës, që pasi ka kapur të gjitha pushtetet, mezi pret t’i djegë etapat, për të emëruar në krye të presidencës ushtarin ose ushtaren e radhës.

Por mbivendosja e proceseve po degradon në tallje. Sepse gjasat janë që Rama e ka ndarë mendjen për emrin që do caktojë në krye të shtetit. Pikërisht kjo duhet fshehur. Fakti që ai emrin e presidentit e ka. Tani i duhet një proces./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI