Flash

Parashikimi i motit për javën

Lapsi.al 18 April 2022
Parashikimi i motit për javën

Moti pwr kwtw javw parashikohet kryesisht i paqëndrueshwm, por nuk do të mungojnë edhe ditët me diell.

Java nis me diten e Hënë dhe mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit.

Për ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me diell (ktjellime) si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura në mesditë. Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jug.

Vijojmë me ditën e Mërkurë e cila parashikohet me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në pjesën e parë të ditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet të luët dhe mesatar.

Dita e Enjte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare.

Java mbyllet me ditën e Premte e cila nis fillimisht me mot të kthjellët e shtim vranësirash prej orëve të mesditës. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të dobta e shtrëngata afatshkurtra në një pjesë të madhe të vendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI