Flash

“Ssss kape Berishën”/ Ish-kryeministri i përgjigjet thirrjes së Ramës për SPAK-un

Lapsi.al 18 April 2022
“Ssss kape Berishën”/ Ish-kryeministri i përgjigjet

Ish-kryeministri Berisha deklaron se thirrja e Edi Ramës drejtuar SPAK-ut për t’a hetuar atë tregon se kreu i qeverisë ndodhet në vështirësi të madhe. Berisha thotë se për të janë dërguar qindra dosje në prokurori, por që nuk provojnë asgjë.

“Unë do të vazhdoj çdo ditë për inceneratorët. Dhe unë i kërkoj atij çdo ditë që veprojë SPAK kundër Berishës, unë kam qëndruar ndër ligj. Është krijuar një komision hetimor parlamentar në 1997 dhe janë detyruar të raportojnë që qeveria e kaluar nuk ishte e implikuar në firmat piramidale sepse kishim respektuar ligjin dhe vetëm ligjin. Unë jam i vetmi person në Shqipëri që kam deklaruar nuk njoh parashkrim dhe as imunitet, nuk ka asnjë parashkrim për mua.

Unë gjithnjë kam deklaruar edhe para reformës në drejtësi. Janë dërguar shumë dosje në prokurori, nuk njoh asnjë parashkrim. Por kërkesa e Ramës “Ssss…kape Berishën” më krijoi një kënaqësi sepse faktoi atë që kam thënë, ai është SKAPI i partisë. Rama e faktoi para shqiptarëve dhe botës meqenëse e sheh që kohërat po vështirësohen, ai ndihet shumë keq” – tha Berisha në Syri Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI