Flash

Zgjedhjet në PD/ Sot votohet për kryetarët e degëve Berat, Librazhd, Prrenjas, dhe në njësitë 1, 5 dhe 8 në Tiranë

Lapsi.al 18 April 2022
Zgjedhjet në PD/ Sot votohet për kryetarët e degëve Berat,

Edhe gjatë ditës së sotme do të zhvillohet procesi i votimit në 6 dëgë të Partisë Demokratike për të zgjedhur kryetarët.

Sot do të këtë votime në Berat, Librazhd, Përrenjas, si dhe në degët 1, 5 dhe 8 në Tiranë.

Njoftimi i plotë: 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetarë në degët ku sot zhvillohen zgjedhje, janë si më poshtë vijon:

1. Dega PD Berat

1. Shyqyri Hajrulla Duro

2. Ermal Luan Dollani

3. Oltion Ali Merdari

4. Afrim Njazi Merko

2. Dega PD Librazhd

1. Ilirjan Alliu

2.Ndricim Lila

3.Shefki Cota

3. Dega PD Prrenjas

1. Arjan Karriqi

2. Ardian Leka

4. PD dega 1 Tiranë

1. Alban Fehmi Petku

2. Fetah Xhemal Hasanaj

5. PD Dega 5 Tiranë

1. Alfred Tusha

2. Andon Frrokaj

3. Dritan Kociaj

4. Enkeleda Mushi

5. Fatmir Myrta

6. PD dega 8 Tiranë

1. Gazmend Ahmet Sallaku

2. Ylli Fadil Subashi

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën

Moti pwr kwtw javw parashikohet kryesisht i paqëndrueshwm, por nuk do të mungojnë edhe ditët me diell. Java nis me diten e Hënë dhe mot me alternime kthjelli...

07:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI