Flash

Beteja për lindjen e Ukrainës, rusët pushtojnë qytetin e Kreminës

Lapsi.al 19 April 2022
Beteja për lindjen e Ukrainës, rusët pushtojnë qytetin e

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin e Kreminës në Ukrainën lindore, raporton Reuters. Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti pas tre ditë luftimesh, tha në një konferencë guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai.

Kremina është nën kontrollin e rusëve. Ata kanë hyrë në qytet. Mbrojtësit tanë duhej të tërhiqeshin dhe janë vendosur në pozicione të reja, ndërsa vazhdojnë të luftojnë kundër ushtrisë ruse.

Nëse është e vërtetë, Kreminna do të duket të jetë qyteti i parë i pushtuar në një ofensivë të re ruse në Ukrainën lindore, shkruan The Guardian.

Gaidai tha se ishte “e pamundur” të llogaritet numri i të vdekurve në mesin e popullatës civile. “Ne kemi statistika zyrtare rreth 200 të vdekur, por në realitet ka shumë më tepër”, tha ai.

Më herët të hënën, Gaidai tha në një deklaratë në kanalin e tij zyrtar Telegram: Aktualisht, kontrolli mbi qytetin e Kreminës është i humbur, luftimet në rrugë po zhvillohen.

Trupat ruse qëlluan për vdekje njerëz që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti, shtoi ai, duke pretenduar se katër persona ishin vrarë teksa po përpiqeshin të evakuoheshin me automjetet e tyre të hënën në mëngjes.

Rusët hapën zjarr ndaj një makine me civilë. Katër persona vdiqën. Kreminna, me një popullsi prej afro 20,000 banorësh , është rreth 50 km në veri-lindje të Kramatorsk, qendra administrative e rajonit, dhe është një objektiv strategjik për pushtimin e forcave ruse.

Kreminna, si dhe Rubizhne, Severodonetsk dhe Lysychansk aty pranë, i kanë rezistuar granatimeve të rënda nga të dyja palët për disa ditë në vijën e frontit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI