Flash

Kujdes! Përveç alkoolit, Policia nis testimet e shoferëve për përdorim droge (VIDEO)

Lapsi.al 19 April 2022
Kujdes! Përveç alkoolit, Policia nis testimet e shoferëve

Që prej ditës së sotme, shoferëve, veç testit të alkoolit gjatë kontrolleve të policisë, do i kërkohet të kryhet edhe testi i përdorimit të drogës.

Matjet do të bëhen me aparatin drogëtestues "AquilaScan".

Sot policia goditi edhe rastin e parë të drejtimit të makinës nën efektin e drogës. Policia sqaron se gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi i makinës 25-vjeçar J. Ç., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI