Flash

Mos përjashtimi i Rakipit/ Basha akuzon Ramën se po mbron ortakët e krimit të zgjedhjeve

Lapsi.al 19 April 2022
Mos përjashtimi i Rakipit/ Basha akuzon Ramën se po mbron ortakët

Lulzim Basha doli kundër vendimit të PS-së për të mos përjashtuar Ornaldo Rakipin si deputet në grupin e tyre parlamentar.

Lexo më tej: Aqif Rakipi non grata nga SHBA, Basha: Koha na dha prapë të drejtë 

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Basha deklaroi se Rama është mburojë e non gratave dhe këta persona e ndihmojnë të qëndrojnë në pushtet.

“Pa ta nuk bën dot afera si ato të inceneratorëve, pa ta nuk ndan dot administratën si plaçkë, pa ta nuk e shpërndan dot buxhetin e shtetit sipas orekseve të të babëziturve që përdor për të shkatërruar zgjedhjet,” – shkroi Basha në Facebook.

Kryedemokrati ngriti pyetjen se për kë i bleu votat Aqif Rakipi më 25 prill. Sipas tij Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje dhe ndaj nuk po merr masa ndaj djalit të ish-deputetit.

"Pyetja që shtrohet sot është: për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill? Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet." - shkroi Basha mes të tjerash.

Ornaldo Rakipi është pjesë e grupit parlamentar të PS-së, ndërsa i ati, ish-deputet i PDIU u shpall i padëshiruar nga SHBA-ja më 11 prill sepse cilësohet si “kërcënim serioz për stabilitetin dhe demokracinë në rajon”. 

Lexo më tej: Pse Rama dhe Berisha heshtën për përfshirjen e Aqif Rakipit në listën e zezë të SHBA 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI