Flash

PS mbledh sot grupin parlamentar, propozojnë emrat për presidentin e ri

Lapsi.al 19 April 2022
PS mbledh sot grupin parlamentar, propozojnë emrat për presidentin e

Deputetët socialistë do të dorëzojnë sot zarfin, brenda të cilit do të jenë emrat e 3 kandidatëve që ata propozojnë për president. Në ora 10:00 Grupi Parlamentar Socialist do të nisë procesin e identifikimit të kandidaturës për presidentin/en e republikës. Deputetët do të depozitojnë në një sekretari të posaçme zarfin dhe më pas propozimet do vlerësohen nga Balla, Spiropali dhe Gjiknuri. Më pas nesër do të zhvillohet takimi i parë me opozitën parlamentare. 3-shja socialiste do të takohet me Enkelejd Alibeajn nga Partia Demokratike, Mesila Dodën nga Demokracia për Integrim dhe Fatmir Mediun nga Aleanca për Ndryshim, por pa përfshirë Komisionin e Rithemelimit të PD-së.

Edhe qytetarët që duan të bëjnë ndonjë propozim mund ta dërgojnë emrin në adresën zyrtare email: grupips@parlament.al. Balla tha se do të ftohet edhe shoqëria civile në një takim për të marrë propozim për një emër.  Presidentit Ilir Meta i përfundon afati më 24 korrik, por kreu i Grupit Parlamentar Socialist shprehet se procesi ka nisur më herët për të qenë në kohë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI