Flash

SHISH konfirmon aktivitetin e shërbimeve sekrete armiqësore në vend, zbulohen detaje

Lapsi.al 19 April 2022
SHISH konfirmon aktivitetin e shërbimeve sekrete armiqësore në

Në raportimin e tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit, Helidon Bendo, shefi i SHISH, konfirmoi se në Shqipëri ka aktivitet të shërbimeve inteligjencës nga vendet jomiqësore.

Bendo dha një shpjegim të përmbledhur mbi aktivitetin e inteligjencës së këtyre vendeve "jomiqësore". 

Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror theksoi se ka një rritje të aktivitetit inteligjent hibrid nga këto shërbime në Shqipëri.

"Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik.

Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, konvencionale (klasike) dhe jo konvencionale që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike." - deklaroi mes të tjerash Helidon Bendo, në raportimin e tij për veprimtarinë e SHISH-it për vitin 2021.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI