Flash

Turizmi kërkon lehtësime/ Të hiqen testimet në kufi dhe kufizimi orar i muzikës

Lapsi.al 19 April 2022
Turizmi kërkon lehtësime/ Të hiqen testimet në kufi dhe

Në prag të sezonit të ri turistik, shoqata shqiptare e turizmit i kërkon Komitetit Teknik të Ekspertëve te zgjohet dhe të heqë masat kufizuese për shkak të Covid, pasi tani nuk diskutohet më për pandemi por për ekonomi.

Kryetari i kësaj shoqate thotë se Komiteti duhet të lehtësojë turizmin pasi prenotime ka pasur, por nëse kërkojmë ende teste në kufi apo mbyllet muzika në orën 23:00, çfarë ofrojmë për pushuesit? Mund të përballemi me anulime.

Sipas Zak Topuzit, shtetet fqinje me ne kanë kohë që kanë paralajmëruar heqjen e masave kufizues, madje nuk do të kërkojnë as certifikatë vaksinimi vetëm e vetëm për të tërhequr turistët.

“Konkurrenca është e fortë, pasi shtete si Spanja, Greqia, Italia kanë tre muaj që i kanë paralajmëruar heqjen e masave”, tha për Top Channel Topuzi.

Vera e vitit 2021 ishte e suskseshme, pasi në Shqipëri mund të vijë jo vetëm pa pasaporte vaksnimi por nuk kërkohej as PCR.

Ka disa jave që Shqipëria ka shifra shumë të ulëta të infektimeve, por për heqjen e masave kufizuese nuk kujtohet askush ndonëse ato mbeten vetëm në letër e nuk i respekton askush.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI