Flash

Vanoli katastrofë: italiani më keq se dy paraardhësit e tij te Dinamo

Lapsi.al 19 April 2022
Vanoli katastrofë: italiani më keq se dy paraardhësit e tij te

Humbja me Laçin, me një penallti që Rodolfo Vanoli nuk e ka kuptuar ende përse, hoqi një nga shanset e pakta të mbetura që Dinamo të kthehet të shpresojë për të bërë një mrekulli shpëtimi në fund të një kampionati që nisi për të arritur Europën e po përfundon me mbytjen e nëndetëses, që kapiteni italian nuk po mundet ta drejtojë nga sipërfaqja. Katër humbje në po kaq ndeshje me Vanolin në pankinë, nuk janë një statistikë e paprecedentë në sezonin dinamovit, por përmasat i kanë marrë pikërisht për faktin se dora eksperte e italianit duhet ti jepte patjetër mbijetesën.

Ky ishte synimi i drejtuesve blu, që nga investimi i tyre, si për lojtarë ashtu edhe për drejtimin teknik, nuk po marrin asgjë. Vanoli, që vazhdon cuditërisht të thotë se skuadra ka gabuar vetëm një ndeshje, ka zero pikë në bilanc, më keq se të dy paraardhësit e tij, ndonëse natyrisht me më pak ndeshje në detyrë. Kur mori stafetën nga Devolli, gjirokastriti në 6 ndeshje kishte marrë një barazim e një fitore në kampionat, me peshën edhe të eleminimit në ndeshjen e kthimit cerekfinale nga Partizani në Kupën e Shqipërisë.

Sezonin gjithësesi e kishte nisur Shkëmbi me 19 ndeshje në krye të skuadrës, në të cilat arriti 4 fitore e 7 barazime, duke e lënë skuadrën jashtë zonës së rënies nga kategoria. Ajo që bie në sy është se të dy paraardhësit e Vanolit nuk humbën katër ndeshjet e para në kampionat, gjë që ndodhi pikërisht nga ai që duhet të bënte diferncën e që, në vend të kësaj, e ka degdisur skuadrën 8 pikë nga zona playout me 7 ndeshje nga fundi.

Kthimi i Dinamos andej nga erdhi pas vetëm një sezoni është një realitet i pastër. E të mendosh që në këtë skuadër u investua fort, pa menduar fare për mbijetesën, por me idenë e prezencës në Europë e ndoshta edhe me një sy te titulli. Një dështim total, i skuadrës, stafit teknik e, mbi të gjitha, drejtuesve…

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI