Flash

Vdekja e 19-vjeçarit humbi jetën teksa po punonte në Portin e Durrësit, lihen në burg 3 punonjësit e firmës

Lapsi.al 19 April 2022
Vdekja e 19-vjeçarit humbi jetën teksa po punonte në Portin e

Tre punonjësit e arrestuar për aksidentin tragjik që i mori jetën 19-vjeçarit, në portin detar të Durrësit janë lënë në burg. Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Nazmi Varakun, Rendi Biçakun dhe Bledar Troplinin të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Nga informacionet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, rezulton që tre shtetasit në fjalë nuk kanë folur për të kundërshtuar apo të kishin pretendime ndaj vendimit. Sipas informacioneve mësohet se: i dënuari Rendi Biçaku, 27 vjeç, ishte përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku, 64 vjeç, manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini, 42 vjeç, kryemekanik i ofiçinës.

Ndërsa hetimet vijojnë, në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës është zhvilluar seanca për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tre personave të arrestuar pas aksidentit të rëndë që ndodhi në terminalin e kontenierëve, gjatë të cilit u godit rëndë dhe humbi jetën i riu Rufan Belshaku nga Berati apo siç e njihnin familjarë dhe të njohurit e tij Ani Belshaku.  I ndjeri  Belshaku ka qenë i punësuar i firmës ‘NEO PROJEKT’ sh.p.k. me objekt veprimtarie “Shërbime dhe riparime në vinça portual, vinça, kamioni, vinça mobil, vinça ure, elektrik dhe hidraulik, etj.”  Kjo firme është e pajtuar për shërbime riparimesh nga Mariner Adriatic sh.p.k., e cila ka menaxhimin e operimit të terminalit të Konteinierëve të portit të Durrësit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI