Flash

Zelensky: Rusët sapo nisën një sulm masiv në Donbas

Lapsi.al 19 April 2022
Zelensky: Rusët sapo nisën një sulm masiv në Donbas

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha mbrëmjen e së hënës se "beteja për Donbasin" sapo ka filluar.

Komentet e tij pasojnë paralajmërimet e zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë se Rusia ka filluar sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor.

“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive. Ne nuk do të dorëzohemi,” - tha Zelensky.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për bombardime me artileri të rëndë në Kharkiv dhe Mykolaiv, si dhe në shumicën e pozicioneve të Ukrainës në Luhansk dhe Donetsk.

Deri tani trupat ruse kanë kapur qytetin Kreminna, rreth 50 km në verilindje të Kramatorsk, por trupat ukrainase po "mbanin vijën" në zonat e tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI