Flash

Raportet ndërkombëtare që e tregojnë SPAK-un KAPS

Lapsi.al 20 April 2022
Raportet ndërkombëtare që e tregojnë SPAK-un KAPS
Raporti i Freedom House, që u zbardh së fundi, është i treti në radhë brenda hapësirës së një muaji që fshikullon skandalin e patronazhistëve në Shqipëri dhe mënyrën se si partia në pushtet përdori të dhënat e 900 mijë qytetarëve në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.  Si një nga elementët që e ka bërë lirinë e mediave në vend të rrokullistet poshtë e më poshtë, në klasifikimin e përvitshëm që bën kjo organizatë, mënyra se si drejtësia e re shqiptare u soll ndaj gazetarëve që e zbuluan këtë skandal konsiderohet si presion i pastër politik. Lexo me tej:

Skandali i patronazhistëve në raportin e Freedom House, liria e medias në rrezik

Edhe në mes të prillit, dokumenti më kritik i Departamentit amerikan të shtetit që është publikuar ndonjëherë, e renditi mes mangësive të garës elektorale çështjen e patronazhistëve. Në të njëtën linjë ishte edhe raporti i Amnesty International (lexo ketu) i cili kujtonte se për të mbrojtur gazetarët që publikuan këtë skandal, u desh një ndërhyrje in extremis e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ndonëse të gjitha këto raporte të publikuara njëri pas tjetrit nuk sjellin ndonjë risi, ato konfirmojnë një ide që tashmë ka zënë vend, atë se vitin e shkuar u bë një manipulim i madh për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Duke qenë në të njëtën linjë edhe me mediat më të mëdha të planetit, që e pasqyruan gjerësisht këtë skenar oruellian, ky shqetësim ndërkombëtar ngre një pikpyetje: A do të zbardhet ndonjëherë ky krim në Shqipëri? Ortek shkrimesh në shtypin europian për skandalin e patronazhistëve Që në gjenezë, ne të Lapsi.al, kemi qenë të bindur se si në shumë raste të tjera edhe drejtësia e re do ta varrosë atë. Që kur prokurorja e çështjes, Enkeleda Millonai dhe shefi i saj Arben Kraja, firmosën për sekuestrimin e zyrave dhe serverave tanë, nuk kishte më dyshim për rrugën që do të ndiqej. Këtë e konfirmoi më pas edhe një kamikaze e Gjykatës së posaçme, Iliriana Olldashi, që në fshehtësi, një ditë të dielë, pa praninë tonë, pra të palës së prekur, mori vendimin për sekuestrim të burimit të informacionit. U desh ndërhyrja e Strasburgut që ky skenar i denjë për një shtet diktatorial të pezullohej.  E rrallë /Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të drejtë ta sekuestrojë Por, vendimi i Gjykatës Europiane, ndonëse na mbrojti ne gazetarët, nuk shërbeu si shembull për drejtësinë e “reformuar” shqiptare, se duhet të hetonte ata që kishin kryer krimin dhe jo ata që e zbuluan atë. Gjatë gjithë kësaj kohe SPAK u soll si një levë e partisë, që nuk i shërbente interesit publik për të gjurmuar vjedhësit e të dhënave, por atij të PS, që kërkonte me ngulm tradhëtarin që e kishte dekonspiruar sekretin. As edhe një herë të vetme, “heronjtë e fëmijëve tanë”, nuk guxuan të sekuestronin serverat e PS-apo të AKSH, të merrnin në pyetje hierarkët socialistë apo të investigonin patronazhistët që ishin shfaqur me emër dhe me mbiemër. Ashtu si me dosjet e tjera të vjedhjeve elektorale ata “nuk gjetën dot” gjurmë krimi dhe e transferuan këtë çështje në Prokurorinë e Tiranës, menjëherë pas zgjedhjeve.   Natyrisht, askush nuk priste më shumë nga një çetë, që ndonëse financohet me para euro- amerikane, prokurorët e saj i filtron me kritere partiake. Edhe njëherë akoma, Prokuroria e Posaçme tregoi se është KAPS për të hetuar krimet e “të paprekshmëve”, që janë edhe arsyeja reale e qenies së saj. Dhe në këtë kuptim, as raportet denoncuese ndërkombëtare, që publikohen njëri pas tjetrit, nuk mund të japin ndonjë ndihmë. Ato vetëm shërbejnë për të na kujtuar se sa të kapur kanë lindur SPAK dhe drejtësia e re.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

Imazhet e detyrueshme të Roland S.

Këtë fundjavë pak më të gjatë se të tjerat ma bëri krejt të veçantë një nga ato surpriza kulturore të cilat kemi fatin ti shijojmë rallë e më rallë. Si një dhur...

17:47

Akuzat ndaj Bashës që denoncojnë Berishën

Sali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të kota ndaj Lulzim Bashës, sa herë që i paraqitet kjo mundësi. Edhe në konferencën e fundit me gazeta...

15:52

Luftë për dominimin e dëshirave

Asnjë shtet, sado i madh nuk është mjaftueshëm i fuqishëm, për ta pushtuar një vend tjetër pa ia pushtuar më parë dëshirat popullit të atij vendi. E nëse ia pus...

13:32

Rama, sharlatani i së majtës

Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të nëpërkëmbura të së majtës. Kështu ka bërë edhe këtë të enjte gjatë fjalës në kuvend, ku tha se minis...

18:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI