Flash

Kryemadhi: 3 mandate të LSI u shitën në tavolinë nga komisionerët e PD

Lapsi.al 20 April 2022
Kryemadhi: 3 mandate të LSI u shitën në tavolinë nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bën fajtore PD-në e drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Madje ajo akuzoi numëruesit e PD-së se kanë shitur 3 mandate deputetësh të LSI-së.

“Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njerëzit kanë frikë të deklarojnë frikën.

Të paktën mund të them që 3 mandate të LSI janë shitur në tavolinë nga numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se ata i kanë shitur mandatet vetë.

Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e PD dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe pas një ore me urdhër nga lart është grisur dhe çuditërisht kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk kanë punuar asnjëherë” – tha Kryemadhi në “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI